X

Kosovari dënohet me burg për vjedhjen e Lamborghinit, dokumentet rezultojnë të rregullta

Një shtetas nga Kosova ndodhet në burg në Kukës, pasi akuzohet se ka vjedhur një Lamborghini. Sipas “Balkanweb”, ai ka dokumente të rregullta, që vërtetojnë pronësinë e makinës.

Labinot Ramadani u arrestua më datë 27 korrik në Morinë, Policia Kufitare tha se mjeti rezulton se është vjedhur në Itali.

I riu nga Kosova ndodhet në qeli nën akuzën e “trafikimit të mjeteve”.

Por, më datë 4 gusht ka ardhur një përgjigje nga Interpol Roma dhe Bazeli.

Përgjigja është se makina nuk rezulton të jetë vjedhur në Itali.

Po më datë 4 gusht, dokumenti i është përcjellë Prokurorisë së Kukësit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/