X

Ishte dënuar me 11 vite burg në Itali, arrestohet 41-vjeçari vlonjat me dy emra


Policia Kufitare e Muriqanit ka arrestuar sot Elton Isufin, i cili ishte në kërkim nga drejtësia italiane.

Në një njoftim për mediat, Policia njofton se Isufi është arrestuar gjatë përpunimit të dokumenteve të personave në hyrje të Shqipërisë.

Isufi që njihej dhe me identitetin Mateo Meto, ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Bari, në vitin 2014 e ka dënuar me 11 vjet burg, për veprat penale “Organizatë krīminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i ārmëve” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Tashmë materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qellim ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një të kërkuar për llogari të drejtësisë italiane.

Falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes Policisë Kufitare, Interpol Tiranës dhe DVP Shkodër u vu në pranga 44-vjeçari i dënuar me 11 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i shtimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe kapjen e personave në kërkim, gjatë përpunimit të dokumenteve të personave në hyrje të republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për intervistim të hollësishëm një shtetas nga Vlora.

Pas intervistimit të hollësishëm nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër rezultoi se shtetasi Elton Isufi alias Mateo Meto, 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili po kthehej nga Brukseli për në Vlorë, ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Bari, në vitin 2014 e ka dënuar me 11 vjet burg, për veprat penale “Organizatë krīminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i ārmëve” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qellim ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Besoj se liria do të fitojë”, Pompeo: Në vendet ish-komuniste demokracia po rrezikohet

Diplomati i lartë amerikan tha se rishfaqja e totalitarizmit nuk është një kërcënim abstrakt, që është i kufizuar vetëm në...

Close