X

Humbin jetën pesë persona nga koronavirusi në vend, shkon në 213 numri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot pesë humbje jete nga koronavirusi në dy spitalet Covid, duke e çuar numrin në 213 në total. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 154 raste të reja me të infektuar, duke shënuar një rekord të ri.

Kanë humbur jetën një 62-vjeçare nga Tirana, një 63-vjeçare nga Tirana, një 70-vjeçar nga Korça, një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 83-vjeçar nga Pogradeci.

Humbje jete 213 sipas qarqeve: Qarku Tiranë 104, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 643 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 154 persona janë konfirmuar positive me Covid19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3616, që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (13 Gusht 2020)

Testime totale 48319
Raste pozitive 6971
Raste të shëruara 3616
Raste Aktive 3142
Humbje jete 213 (Qarku Tiranë 104, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1717
Durrës 377
Shkodër 273
Fier 134
Lezhë 122
Vlorë 115
Korçë 111
Kukës 92
Elbasan 84
Berat 48
Dibër 38
Gjirokastër 31

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Tjetër rekord, 154 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Rastet e reja me Covid-19 në vendin tonë vijojnë të rriten. Në 24 orët e fundit jane 154 infektimet e...

Close