X

Franca nxjerr ushtrinë në Mesdhe, Macron i del në krah Greqisë


Franca do të rrisë praninë e saj ushtarake në Mesdheun lindor, tha Presidenti Emmanuel Macron të mërkurën, duke i bërë thirrje Turqisë të ndalojë kërkimet e naftës dhe gazit në ujërat e diskutueshme që ka rritur tensionet me Greqinë, shkruan Reuters.

Udhëheqësi francez shprehu shqetësimin për eksplorimin “të njëanshëm” nga Turqia në një telefonatë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, tha zyra e Macron në një deklaratë, duke shtuar se kërkimi duhet të “pushojë në mënyrë që të lejojë një dialog paqësor” midis palëve.

Franca do të “forcojë përkohësisht” praninë e saj ushtarake në Mesdheun lindor, thuhet në deklaratë, për “të monitoruar situatën në rajon dhe të shënojë vendosmërinë e saj për të mbështetur ligjin ndërkombëtar”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
“Bën trajtim preferencial dhe jo të barabartë”, Meta kthen për rishqyrtim ligjin për pronat e paluajtshme të shtetit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, këtë të enjte ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin, “Për pronat e paluajtshme të...

Close