X

“Bombë” nga Spanja! Juventusi do ta largojë prej problemeve financiare, Ronaldo i ofrohet Barçës


Juventusi, ashtu si shumica e klubeve të mëdha europiane kanë pësuar humbje të mëdha financiare prej pandemisë dhe duan të ulin sa më shumë harxhimet gjatë kësaj kohe.

Kristiano Ronaldo është një ndihmë e madhe në fushë, por një “barrë” e madhe financiare për shkak të 30 milionë eurove neto që merr te Juventusi.

Nga Spanja, gazetari Giliem Balage raporton se Juventusi ka udhëzuar agjentin e portugezit, Horge Mendesh të kërkojë për një blerës për Ronaldon dhe ai ka nisur punën. Balage raporton se Mendesh e ka propozuar Ronaldon në një sërë klubesh brenda dhe jashtë europës, mes tyre edhe Barcelonën.

Një ide “e frikshme” kjo, me katalanasit, që kanë mundësi të bëjnë bashkë Mesin dhe Ronaldon në të njëjtin ekip.

“Arsyeja pse Cristiano Ronaldo është lidhur me PSG nuk është sepse ata po mendojnë për të, po për shkak se Jorge Mendes i ka marrë instruksionet për t’i gjetur një ekip sulmuesit. E kemi parë këto gjashtë muajt e fundit dhe ka qenë i lidhur me Real madrid.

Ata thanë që nuk ka shans, nuk kthehet mbrapsht.

Ka pasur bisedime edhe me klube të MLS, pasi Juventusi kërkon ta heqë qafe atë pagë.

Ai është ofruar kudo, përfshirë edhe Barcelonën. Nuk jam i sigurt nëse do ia dalin ta largojnë, për shkak të pagës së lartë që ai përfiton. Ku do i paguajë shuma të tillë?”- shprehet Balage.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
VIDEO / Dramë për Atalantën, PSG e përmbys me dy gola në minutat e fundit të ndeshjes

Atalanta po i gëzohej kualifikimit, kur në tri minuta (90' dhe 93') PSG përmbys gjithcka, duke e fituar takimin 2-1...

Close