X

Zyrtare/ Gjykata Federale merr vendimin për Skënderbeun: “U cënuan rëndë parimet e të drejtës”

Më keq nuk mund të shkonte. Përpos bindjes për të marrë drejtësinë e shpresuar, përmes një investimi të konsiderueshëm në aspektin ligjor, Skënderbeu përballet tani me një realitet të hidhur, ku keqardhja shkon tek finalja e Kupës së Shqipërisë që mund ta ndihmonte (nëse fitonte Tirana) të hiqte një vit nga dënimi i UEFA-s , lënë në fuqi nga CAS dhe konfirmuar tashmë nga Gjykata Federale në Zvicër. Pikërisht kështu, sepse vendimi i gjykatës zvicerane është bërë publik nga klubi bardhekuq nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Një gjë e tillë, natyrisht duhet të jetë mësuar dicka më herët nga klubi korcar dhe u kuptua nga largimi I teknikut Ilir Daja drejt Partizanit, për të cilin presidenti Takaj kishte deklaruar se pret vetëm përgjigjen e Gjykatës Federale, që u mësua dy ditë pasi tekniku ndryshoi klub. Trupa gjykuese prej 5 antarësh, votoi 3 kundër dhe 2 pro ankimimit të klubit korçar, duke lënë në fuqi vendimin e marrë më parë nga CAS.

Skënderbeu po shqyrton tashmë të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke shprehur inisistimin në investimet në klub pavarësisht efekteve tejet të rënda nga dënimi 10 vjecar nga pjesëmarrjet në kompeticionet europiane.

Sot, më datë 12 Gusht 2020, KF Skënderbeu-t ju bë me dije Vendimi i Gjykatës Federale Zvicerane në lidhje me rekursin e…

Publiée par KF Skënderbeu sur Mercredi 12 août 2020

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Zbulohet emri i futbollistit të Barcelonës me Koronavirus

Jean Clair Todibo është lojtari i Barcelonës i cili doli pozitiv me Koronavirus nga 9 testet e kryera një ditë...

Close