X

Shehu: Shteti t’u rimbursojë barnat të sëmurëve me koronavirus në banesa!


Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë ka vërejtur sot se shteti duhet të paguajë së paku barnat dhe ekzaminimet që bëjnë të sëmurët me COVID-19 në shtëpitë e tyre.

Dihet tashmë se mijëra të prekur kurohen në shtëpi nën mbikëqyrjen e mjekëve të familjeve dhe janë të detyruar t’i blejnë medikamentet që u duhen. Por, Shehu gjykon se shteti duhet t’i rimbursojë ata 100%.

POSTIMI:

“Krīminale t’u kërkohet shqiptarëve të paguajnë mjekimin ambulator Covid. Shteti ta rimbursojë 100%! Pjesa dërrmuese e pacientëve me COVID-19 është lënë të mjekohet ambulatorisht, pa bërë as tamponin, duke i futur kështu artificialisht në grupin “dyshim Covid”.

Teorikisht këta, por dhe ata të konfirmuar që nuk hospitalizohen, duhet t’i ndjekë mjeku i familjes, gjë e komunikuar më së fundi, por realisht e mbetur në 3D.

Kjo, sepse mjeku i familjes, mbasi u la për disa muaj i paralizuar, vazhdon të jetë krejt i pambrojtur me mjetet e domosdoshme si dhe pa mjetet e nevojshme për të kryer funksionin e tij shumë të rëndësishëm, duke u kthyer në një Call Center e në dhënës recetash me “korrespondencë”.

Por e keqja nuk paska fund, të gjithë këta pacientë duhet të paguajnë vet mjekimin e ekzaminimet, gjë që është e pamundur për shumicën e popullsisë, për vet koston shumë të lartë që ka me antibiotikë, antiagregues ose antikoagulantë që jane heparina me peshë të ulët molekulare ose Xarelto; kortizon; antipiretike, anti emetike, vitamina, medikamente të tjera të veçanta sipas rastit.

Për të mos përmendur këtu nevojën për të kryer tamponin, ekzaminimet serologjike, ekzaminimet e tjera të domosdoshme laboratorike, imazherike etj, që janë të detyruara në shumicën dërrmuese t’i realizojnë në struktura jopublike kundrejt pagesave të larta. Më tej, këta pacientë kanë nevojë për lëngje, kalori, proteina etj.

Vetem një qeveri e papërgjegjshme si kjo e jona që në kushtet e një epidemie të tillë mund të lërë jashtë rimbursimit këta pacientë se paku për medikamentet dhe ekzaminimet, pa u shqetësuar për mundësitë e fatin e tyre.

Urgjentisht të aplikohen normativat e domosdoshme për këtë mjekim jetik!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Tentoi të kalonte kamionin me drōgë drejt Italisë, ekstradohet 44-vjeçari

Një 44-vjeçar është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë. Mësohet se është ekstraduar R. M., 44 vjeç. Ky i fundit është...

Close