X

PD publikon videon: Ja si po mashtron qeveria për situatën e koronavirusit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, me anë të një statusi në “Facebook” ka postuar një video, me anë të së cilës shprehet se qeveria është duke mashtruar mbi pandeminë e koronavirusit.

Duma thekson se vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mashtron përditë shqiptarët mbi shifrat e të prekurve me Covid-19, ndërsa shton se Edi Rama vazhdon që të bëjë pushime në këtë kohë të rëndë për shqiptarët.

Postimi i Grida Dumës:

Pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me propagandë.

Politizimi që i bën qeveria çdo thirrjeje për ndihmë nga qytetarët apo për përgjegjshmëri nga opozita, është vepër kriminale.

Kërkesat janë minimale për përgjegjshmëri dhe menaxhim për të shpëtuar jetë njerëzore, ndërsa qeveria harxhon gjithë mundin për të shpëtuar fytyrën e vet.

Në këtë fatkeqësi të gjithë janë të solidarizuar sepse janë të dëmtuar, të kërrusur nga pasojat e keqmenaxhimit të pandemisë, në jetë e në punë.

Duket qartë, që qeveria po përdor falsifikimin e të dhënave dhe mbulimin me propagandë; duke tejkaluar çdo imagjinatë deri në manipulim shifrash.

Duhet kujdes vetjak i secilit sepse shpresat tek detyrat që i takojnë qeverisë janë iluzione të kota.

Çdo qytetar tashmë e di që duhet të mbrohet e sigurojë gjithçka vetë; ashtu si duhet të dijë që duhet ta ndëshkojë këdo që e dëmton kaq rëndë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ramush Haradinaj shpall kandidaturën për president të Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar kryetarin e saj Ramush Haradinaj si kandidat për president të Kosovës. Këshilli Drejtues...

Close