X

Aksident i frikshëm në Rrogozhinë, përplāsen katër automjete, njëri prej tyre përmbyset në rrugë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrethrrotullimin e Rrogozhinës. Katër makina janë përplāsur me njëra-tjetrën.

Njëra prej tyre është rrotulluar disa herë në rrugë, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Pranë automjetit të përmbysur duket edhe një bluzë e cila dyshohet se i përket personave që kanë qenë brenda në automjet në momentin e aksidentit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
PD publikon videon: Ja si po mashtron qeveria për situatën e koronavirusit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, me anë të një statusi në “Facebook” ka postuar një video, me anë të...

Close