X

Tritan Shehu: Bjellorusia sot si Tirana vjet, të rreagojmë që mos kemi grusht shteti ndaj institucioneve demokratike

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ka kujtuar ngjarjet në Bjellorusi, aty ku opozita është kundër presidentit të vendit, Lukashenkos.

Shehu shprehet se Bjellorusia sot është si Tirana para një viti, duke vlerësuar se duhet të reagohet, që të mos kemi në Shqipëri një grusht shteti ndaj institucioneve.

Postimi i Tritan Shehut:

Shikoni me vemendje, sot Biellorusi, dje Shqiperi, po neser…?

Pamjet e sotme ne Minsk jane nje “deja vu” e atyre ne Tirane te reth nje viti me pare.

Kujdes, mbas pak pamjet e Minskut mund te behen nje tjeter “deja vu”, por kesaj here per Tiranen!

Zhvillimet e fundit ne Shqiperi, mungesa e institucioneve themeltare per sigurimin e demokracise si Gjykata Kushtetuese, e Larte, Qeverisja lokale moniste, Parlamenti i pupaceve qe me tragjiko komedine e tij guxoi te preke edhe Kushtetuten duke kryer nje Grusht Shteti, po e cojne vendin drejt nje autokracie te rrezikeshme sipas modeleve lindore.

Demokracia “tretet” disa here ngadale e pa u kuptuar, tek ne kjo po ndodh nen driten e diellit e me shpejtesi.

Vetem te “verberit” mund te mos e shikojne, frikacaket bejne sikur….derisa tu laget….

Guximtaret dhe demokratet reagojne e duhet te reagojne sot qe neser mos te thuhet Tirana si Minsku!

Shikoni me vemendje, sot Biellorusi, dje Shqiperi, po neser…?
Pamjet e sotme ne Minsk jane nje “deja vu” e atyre ne…

Posted by Tritan Shehu on Tuesday, August 11, 2020

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Makina përplās të moshuarin me bicikletë në Korçë, plāgoset 73-vjecari

Policia e Korçës njofton se një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin jug-lindor. Sipas policisë të Korçës, një makinë me...

Close