X

Tensionohet situata mes dy vendeve/ Roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk, plāgosen tre persona

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Gre qi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit pranë bregut perëndimor vuri re një jaht të bardhë, që po lëvizte me dyshim pranë brigjeve, njëkohësisht me drita të fikura.

Siç thuhet në një deklaratë të Marinës Helenike:

“Pas përdorimit të vazhdueshëm të sinjaleve të ndriçimit nga ekuipazhi i Rojës Bregdetare, në mënyrë që jahti i dyshimtë të ndalej për kontroll, piloti i tij nuk e respektoi, por ngriti shpejtësinë, ndërsa kryente manovra të rrezikshme.

Të shtënat u drejtuan në zona të sigurta, në përputhje me rregullat e angazhimit, në mënyrë që jahti të ndalonte për kontroll. Pasi u ndoqën, jahti u zhvendos në brigjet turke dhe hyri në ujërat territoriale turke të shoqëruar nga dy roje turke”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Rriten sërish rastet me Covid-19 në Itali, gjashtë persona ndërrojnë jetë në 24 orët e fundit

Rastet e infeksioneve me Covid-19 në Itali vijojnë me luhatje. Dje shifrat tregonin një ulje të të prekurve me COVID-19,...

Close