X

Humbin jetën pesë persona nga koronavirusi, shkon në 205 numri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar pesë humbje jete në 24 orët e fundit. Kështu shkon në 205 numri në total në vend: Qarku Tiranë 100, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 46-vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48-vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70-vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81-vjeçar dhe një 84-vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 603 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 140 persona janë konfirmuar positive me Covid- 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 14 në Kavajë, 12 në Fier, 10 në Kamëz, 6 në Kukës, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, nga 2 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Tepelenë, Bulqizë, nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Lushnje, Vlorë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 101 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3480, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

COVID-19 – Statistika (11 Gusht 2020)

Testime totale 47051
Raste pozitive 6676
Raste të shëruara 3480
Raste Aktive 2991

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1657
Durrës 360
Shkodër 253
Fier 129
Vlorë 107
Lezhë 104
Korçë 99
Kukës 96
Elbasan 69
Berat 49
Dibër 35
Gjirokastër 33

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
Ekstradohet në Kanada 39-vjeçari, aksidentoi për vdekje një grua në vitin 2014

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i...

Close