X

GJKKO i kërkon SPAK-ut regjistrimin e padisë së Alaudin Malajt ndaj Fatmir Xhafajt dhe Ardi Veliut

GJKKO i kërkon SPAK-ut regjistrimin e padisë së Alaudin Malajt ndaj Fatmir Xhafajt dhe Ardi Veliut.

Apeli i Posaçëm vendosi shfuqizimin e vendimit të Krimeve të Rënda për mosfillimim procedimi penal, në nëntor 2019.

Ish-gjyqtari i Apelit ka paditur ish ministrin Xhafaj dhe zyrtarët e policisë për “Grup të strukturuar kriminal”.

Alaudin Malaj, është gjyqtari që bëri publik vendimin e dënimit në Itali të Geron Xhafës, vëllait të ish ministrit të Brendshëm.

Malaj e ka akuzuar Geron Xhafën si kreun e një grupi të trafikimit të narkotikëve, publikimin e fakteve të rreme në çështjen penale “Alizoti” në bashkëpunim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, si dhe persona të tjerë të policisë.

Pak kohë më parë në një letër drejtuar Këshillit të Lartë gjyqësor kërkoi mbrojtje fizike pasi jeta e tij dhe ajo e familjarëve ishte në rrezik.

Gjyqtari Malaj tha në atë kohe se në vitin 2015 vëllai i tij është kërcënuar me jetë, çështje kjo që sipas tij nuk u hetua kurrë.

Pak ditë më parë Malaj dha dorëheqjen nga detyra si gjyqtar i Gjykatës së Apelit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Tensionohet situata mes dy vendeve/ Roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk, plāgosen tre persona

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Gre qi gjatë patrullimit të...

Close