X

Vjen largimi i parë nga Juventusi i Pirlos, mesfushori francez transferohet te Inter Miami

Te Juventusi ka nisur “era” Pirlo, ndërsa futbollisti i parë që lë bardhzinjtë është mesfushori francez Blaise Matuidi, i cili pritet të transferohet në MLS-në amerikane, te skuadra e drejtuar nga David Beckham, Inter Miami.

Sipas “RMC Sport” mesfushori 33-vjeçar pritet të kryejë pasditen e sotme vizitat mjekësore në Francë, para se të zyrtarizojë largimin nga Juventusi dhe të firmosë kontratën me klubin e tij të ri.

Merr fund kështu aventura 3-vjeçare e Matuidi me fanellën e Juventusit, gjatë të cilës ka fituar tre tituj kampionë, një kupë Italia dhe një Superkupë Italie, ndërsa në 132 ndeshje ka shënuar edhe 8 gola.

Afrimi i brazilianit Arthur dhe suedezit Kulusevskit në mesin e fushës, ishin një sinjal i qartë që Juventusi nuk besonte më te futbollisti francez dhe largimi i tij ishte paralajmëruar shumë herët nga mediat italiane.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
EUROPA LEAGUE/ Hidhet shorti për turin e parë eliminator, skuadrat shqiptare njohin kundërshtarët

Është hedhur sot në Nyon të Zvicrës edhe shorti për turin e parë eliminator të UEFA Europa leagues, ku kompeticion...

Close