X

Vdekja e bateristit italian, kush është shqiptari i arrestuar si pjesë e grupit krīminal

Nëntë arrestime (shtatë burg dhe dy nën arrest shtëpiak), si dhe dy persona të tjerë në kërkim, njëri i arratisur nga Italia.

Ky është bilanci i operacionit “Veleno” i përfunduar nga karabinierët e Cairo Montenotte këtë mëngjes, pas gati një viti e gjysmë hetime.

Historia lidhet me vdekjen e 57-vjeçarit të ish-bateristit të Millesimo, Mirco Pellegrini, i cili vdiq nga një mbidozë në mars 2019. Nga atje, filloi hetimi që çoi në identifikimin e një rrjeti të tregtarëve të drogës dhe arrestimin e 3 italianëve dhe 6 të huajve. Në pranga përfundoi edhe shqiptari Enkeled Mertiri 48-vjeç, banues në Spotorno.

Ende nuk është e qartë, kush e transportoi drogën që i mori jetën Pellegrini dhe në këtë pikë, hetimet janë në vazhdim.

Aktivitetet hetimore të karabinierëve bënë të mundur zbulimin e zinxhirit të tregtimit të drōgës në sheshet e ndryshme të Valbormidese, duke identifikuar kanalin e furnizimit në qytetet Savona dhe Loano ku droga mbërriti nga brendësia e Milanos, e transportuar nga korrierët. Sipas hetuesve, droga u nis nga Pero dhe arriti tek furnizuesit e Loano, të cilët më pas e shpërndanë te tregtarët e drogës në Savona.

Tregu i drogës u menaxhua nga të arrestuarit nga Afrika e Veriut dhe më pas shpërndahej nga italianët dhe shqiptarët.

Gjatë hetimeve, janë kryer 5 arrestime penale të korrierëve dhe shpërndarëve me rikuperimin e rreth 1 kg drōgë (herōinë dhe kōkainë) dhe sekuestrimit të rreth 8000 eurove në para të gatshme si të ardhura nga shitja.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/