X

Tjetër vīktimë nga Covid-19, ndërron jetë pedagogu i Universitetit Politeknik, Klement Qerimi

Tjetër humbje jete për shkak të Covid-19. Pedagogu i njohur i Universitetit Politeknik, Klement Qerimi, 47 vjeç, ka ndërruar jetë pas intubimit në spitalin Covid.

Shkon kështu në 201 numri i jetëve të humbura: Qarku Tiranë 98, Shkodër 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1.

Po sot, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen, një 55-vjeçare nga Vlora.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 125 raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh,

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, LAJME
Thirrja e Metës: Të kërkohet ndihmë nga Italia për aplikimin me plazmë hiperimune tek pacientët me COVID-19

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, inkurajon mjekët në vend të ecin sa më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune tek...

Close