X

Temperatura deri në 34°C, moti për çdo qytet


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se gjatë ditës së sotme moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe prej orëve të mesditës deri ato të pasdites, do të ketë shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Këto vranësira në relievet kodrinore-malore, do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Lokalisht parashikohet që reshjet edhe në formën e shtrëngatave apo stuhive do të shoqërohen edhe me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 1-10 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 10-15 m/s. Valëzimi i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 22/34 Diell re

Kukës 20/26 Diell shi

Lezhë 23/33 Diell re

Dibër 16/34 Diell shi

Durrës 22/34 Diell re

Tiranë 22/33 Diell re

Elbasan 19/33 Diell shi

Berat 1/33 Diell pak shi

Vlorë 20/32 Diell re

Korcë 16/25 Diell shi

Gjirokastër 17/32 Diell re

Sarandë 17/32 Diell re.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
67 vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, policia shoqëron djalin e saj. Detajet e para

Gjendet e pajetë në banesë një grua 67 vjeçare. Policia e Tiranës bën me dije se vīktima është shtetasja me...

Close