X

Shqiptarët nuk heqin dorë nga dasmat, gjobiten dy pronarë dhe administratori i një restoranti në Tiranë

Policia e Tiranës po vijon me gjobat në varësi të kufizimeve të vendosura në kuadër të situatës së Covid-19.

Mësohet se janë ndëshkuar me gjobë 3.000.000 lekë dy shtetas dhe me 1.000.000 lekë një tjetër, pasi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Sakaq, Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID – 19.

Evidentohen tre raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë.

Ndëshkohen me nga 3.000.000 lekë gjobë dy shtetas dhe me 1.000.000 lekë një tjetër, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar dy ambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë u kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve A. C. dhe E. S., masën administrative 3.000.000 lekë secilit.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 i kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë, shtetasit S. L., pronar i një restoranti, pasi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Integrimi në BE, Sussane Schutz: Sundimi i ligjit dhe liria e medias vendimtare në progresin e Ballkanit

Ballkani Perëndimor është në krye në axhendën e presidencës gjermane të Këshillit të BE-së, por progresi konkret i shteteve drejt...

Close