X

Rritet numri i të infektuarve në Kosovë, ndërrojnë jetë 14 pacientë nga Covid-19

Shifrat e infeksioneve me koronavirus vazhdojnë të rriten në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 172 raste të reja pozitivë me Covid-19, nga 506 testime të kryera në total.

Ndërsa kanë humbur jetën 14 pacientë të cilët merrnin trajtim mjekësor në spitalin Infektiv në Prishtinë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka raportuar për 144 të shëruar , duke e çuar numrin e pacientëve të shëruar në 6.058 që prej fillimit të pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 506 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 172 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 10.419 raste nga 41.152 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 341 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 114 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.058 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.020.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime”, thuhet në njoftim.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, FLASH, LAJME
Hyn për t’u larë në det, ndërron jetë pushuesi në plazhin e Borshit

Një person ka pësuar infarkt, sapo ka rënë në kontakt me ujin e detit në plazhin e Borshit. Sipas të...

Close