X

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus për 1000 banorë, kryeqyteti në vend të parë

Ministria e Shëndetësisë deklaron se në javën që lamë pas është rritur numri i të sëmurëve me koronavirus, për shkak të shtimit të rasteve të reja në 24 orë.

Sipas MSH tashmë në vend kemi 214.9 raste të infektuara për 100,000 banorë,

Raporti më i rrezikshëm në bazë të kësaj përllogaritjeje paraqitet në Tiranë, e cila ndiqet nga Durrësi dhe Shkodra, ndërkohë që Elbasani është në vend të fundit.

“Gjatë javës që lamë pas është vënë re një rritje e numrit të rasteve të konfirmuara, si edhe e numrit të testimeve në mbi 1/1000 banorë.

Incidenca e sëmundjes COVID-19 në Shqiperi deri në javën që lamë pas është 214.9 raste për 100 000 banorë. Në nivel qarku, incidenca më e lartë është në Tiranë e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra, ndërsa qarku me incidencën më të ulët është Elbasani”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ditën e sotme u raportuan 125 raste të reja në 24 orët e fundit, ndërsa numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 200.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
SHBA-të paralajmërojnë Serbinë për armët nga Kina

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi tha më 10 gusht se përzgjedhjet që bën ky vend për blerjen e...

Close