X

Qyteti në zi nga vdekja tronditëse e 13-vjeçarit, Rama anullon vizitën në Delvinë

Kreu i qeverisë Edi Rama ka anulluar një vizitë në Delvinë ditën e sotme për shkak të vdekjes tragjike të 13-vjeçarit që u gjet i pajetë mëngjesin e të dielës.

Ky vendim është marrë pasi kryebashkiakja e Sarandës Majlinda Qilimi është tezja e të miturit të ndjerë.

Kjo ka shtyrë kryeministrin të anullojë këtë vizitë në qytetin e Delvinës ku do të shikonte nga afër përfundimin e punimeve të Ujësjellësit.

Nga kjo zonë, Rama postoi nisjen e punës për hapjen e tunelit të Skarficës në segmentin Kardhiq-Delvinë, që është është njëherësh tuneli i turizmit në jug të vendit.

Tuneli i përket një aksi që eliminon kalimin nga Gjirokastra e nga Qafa e Muzinës në drejtim të Sarandës, duke e bërë kohën e shkuarjes nga Tirana në Sarandë në tri orë, nga katër që është aktualisht.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kishte fortifikuar banesën ku paketonte ‘mallin’, arrestohet shqiptari në Athinë

Policia greke bën publike një operacion të zhvilluar në 06.08.2020 në Kineta, Athinë. Në praninë edhe të një përfaqësuesi të...

Close