X

Protestat pas shpërthimit, kabineti qeveritar në Liban jep dorëheqjen

Kabineti qeveritar i Libanit ka dhënë dorëheqjen 6 ditë pas protestave të dhunshme në rrugët e Bejrutit.

Protestat nisën menjëherë pas shpërthimit masiv në portin e qytetit që shkaktoi 160 viktima dhe mbi 6,000 të plagosur.

Pritet që kryeministri i vendit Hassan Diab të njoftojë dorëhejen e qeverisë, ndërsa largimin e kabinetit e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë Hamad Hassan, “i gjithë kabineti është dorëhequr,” tha ai për reporterët.

Policia Libaneze gjuajti gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit para Parlamentit në Bejrut të Dielën në një ditë të dytë të demonstratave antiqeveritare të shkaktuara nga shpërthimi shkatërrues i javës së kaluar.

Shumë shtete kanë premtuar ndihma ekonomike për libanezët, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron, i cili vizitoi Bejrutin dy ditë pas shpërthimit ishte më i drejtpërdrejtë. Lideri francez foli për “ndryshim” dhe “reforma të menjëhershme” në Liban.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Pampuri: Menaxhimi i pandemisë skandaloz, të sëmurët kronikë po lihen pas dore

Ish-deputetja demokrate, Oriola Pampuri, në një shënim në rrjetet sociale, e ka cilësuar alarmante menaxhimin e pandemisë në vend nga...

Close