

Një vrāsje ka ndodhur brenda familjes, në Ferizaj, Kosove. Referuar raportimit te mediave fqinje mesohet se djali ka mbytur nënën e tij.
Rastin është konfirmuar edhe nga prokurori Veton Shabani, i cili ka thënë se: “Ka dyshime për vrasje. Mjekësia Ligjore e ka marrë trupin e pajetë të viktimës, obduksioni do ta sqarojë situatën më detajisht. Por dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me vrāsje”.
Shabani ka bërë të ditur se vīktima ka jetuar me djalin e saj, i cili sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes është i dyshuar kryesor.
“E ndjera ka jetuar me një djalë të saj, që sipas informatave të para, ka të meta mendore. Është dërguar për ekzaminim te psikiatri. I dyshuar për momentin është djali, policia e ka marrë dhe është duke u trajtuar nga psikiatri”, ka deklaruar Shabani.
Gjithashtu edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi e ka konfirmuar rastin për lajmi.net.
“Policia është në vendin e ngjarjes, jemi duke e hetuar rastin, pasi të kryhen të gjitha hetimet do të dalim me një njoftim. Për momentin rasti është “hetim i vdekjes”, ka thënë Gashi.
Viktima është identifikuar me inicialet M.Ç., shtetase e Kosovës e moshës 83-vjeçare.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Zgjedhjet në Kosovë, Isa Mustafa jashtë listës së kandidatëve për deputetë
Greqi, njëzet viktima dhe 510 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Lista e Vetëvendosjes, këta janë kandidatët nga iniciativa e Vjosa Osmanit
Pas Vetëvendosjes, PDK publikon listën me 110 kandidatët për zgjedhjet në Kosovë, ja kush e kryeson
Greqi, gjenden këmbët e një personi në Samos
Zgjedhjet në Kosovë, lista kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë
Bilanci i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 14 viktima dhe 361 raste të reja në 24 orët e fundit
Bilanci në Kosovë, shënohen gjashtë viktima dhe 363 raste të reja nga COVID-19
Lini nje Koment