X

Koronavirusi në Itali, 259 raste të reja dhe katër vdekje në 24 orë

Në Itali janë regjistruar 259 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, në rënie në raport më të dielën që u regjistruan 463 raste. Ndërkohë që rritet numri i vīktimave, katër në 24 orë, duke e çuar numrin total në 35.209, ndërsa të dielën u raportuan vetëm dy.

Janë vetëm tre rajone pa raste të reja (Friuli Venezia Giulia, Molise dhe Basilicata), ndërsa rritjet më të larta regjistrohen në Emilia Romagna (+39), Lazio (+38) dhe Sicilia (+32).

Personat aktualë pozitivë janë 13.368, 105 më shumë se dje. Ekziston edhe një pacient më shumë në 24 orët e fundit i shtruara në kujdes intensiv (46 në të gjithë Italinë) ndërsa pozitivë për Covid-19 me simptoma që gjenden në departamentet e tjera janë 779, +16 në krahasim me buletinin e së dielës. Janë 12.543 persona në izolim shtëpiak. Tamponët e realizuar në Itali në 24 orët e fundit ishin 26.432, gjithsej 7,276,276 që nga fillimi i pandemisë.

Kane mbërritur mbi 3 mijë kandidatë vullnetarë për vaksinën anti-Covid që do të testohet në Spallanzani në Romë. Këtë e bëri të ditur drejtori mjekësor i Institutit, Francesco Vaia, duke shtuar se kjo është demonstrimi i “zemrës së madhe të italianëve”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
Aksident në aksin Klos-Burrel, ndërron jetë në spital 70-vjeçari

Aksident me pasojë vdekjen e nje 70-vjeçari ka ndodhur në qarkun e Dibrës, më saktësisht në aksin Klos-Burrel. I moshuari...

Close