X

Konfirmohen katër raste me koronavirus në Elbasan


Katër raste të reja me koronavirus janë konfirmuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Abc News raporton se rastet janë kontakte të personave të mëparshëm.

Ndërkohë pritet konfirmimi zyrtar nga ministria e Shëndetësisë.

Më herët është zbuluar se është prekur nga covid-19 edhe shefi i policisë në paraburgimin e Bradasheshit.

Kujtojmë që nga të dhënat e publikuara, qyteti i Elbasanit ditët e fundit ka shënuar një rekord rastesh të reja, pasi vetëm brenda një dite janë konfirmuar 19 raste pozitive me koronavirus.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Infektohet me koronavirus shefi i policisë në paraburgimin e Bradasheshit

Shefi i policisë në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan është infektuar me koronavirus. Lajmi konfirmohet nga Abc News. Janë karantinuar...

Close