X

Hyn për t’u larë në det, ndërron jetë pushuesi në plazhin e Borshit

Një person ka pësuar infarkt, sapo ka rënë në kontakt me ujin e detit në plazhin e Borshit.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se i riu ka pësuar infarkt sapo është futur në ujë, ndërsa trupi i tij i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Sarandës nga ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë.

Ndërkohë, policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për të bërë të mundur identifikimin e personit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Shqiptarët nuk heqin dorë nga dasmat, gjobiten dy pronarë dhe administratori i një restoranti në Tiranë

Policia e Tiranës po vijon me gjobat në varësi të kufizimeve të vendosura në kuadër të situatës së Covid-19. Mësohet...

Close