X

Humb jetën një grua nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot një humbje jete në spitalet Covid. Fatkeqësisht, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, një 55 vjeçare nga Vlora.

Shkon në 200 numri i jetëve të humbura: Qarku Tiranë 97, Shkodër 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 125 raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh,

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Fqinjët përleshen me thika në Pogradec, përfundojnë në spital

Dy persona kanë mbetur të plāgosur pasditen e sotme në fshatin Rrëmenj në Pogradec pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Ngjarja...

Close