X

Fqinjët përleshen me thika në Pogradec, përfundojnë në spital

Dy persona kanë mbetur të plāgosur pasditen e sotme në fshatin Rrëmenj në Pogradec pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur pas sherrit mes tyre, i cili është përshkallëzuar në përdorimin e thikave dhe sendeve të forta.

Për pasojë të dy personat fqinjë me njëri-tjetrin, kanë marrë plāgë dhe janë dërguar në spital për të marrë edhe ndihmën e parë mjekësore.

Nuk dihet shkaku pse ka nisur konflikti si dhe as identiteti i personave të plagosur.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Vasili: Prej “Rilindjes” shqiptarët po braktisin zemrën e ekonomike të Shqipërisë, Fierin dhe Elbasanin

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se, shqiptarët braktisin zemrën e ekonomisë...

Close