X

Europa League/ Manchester United mposht në shtesë Kopenhagen dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Manchester United iu desh një gol me penallti i të zakonshmit Bruno Fernandes në minutën e 95-të, për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e Europa League. Ekipi anglez realizoi në shtesën e parë 15-minutëshe duke fituar 1-0 ndaj danezëve të Kopenhagen.

Skuadra e Solskjaer ishte më pak agresive se zakonisht dhe u desh të djerësinte shumë, pasi koha e rregullt u mbyll 0-0, por United humbi një penallti nga ana e Mason Greenwood në minutën e 45-të.

Në shtesën e parë ishte goli i Fernandes ai që bëri diferencën dhe i siguroi biletën për fazën tjetër të turneut.

Manchester United–Kopenhagen 1-0
95′ (p) B. Fernandes

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Europa League/ Interi likuidon Bayer Leverkusenin dhe shkon në gjysmëfinale

Interi kalon në gjysmëfinale të Ligës së Europës, pasi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Bajer Leverkusenin. Ndeshja nisi mirë për...

Close