X

Europa League/ Interi likuidon Bayer Leverkusenin dhe shkon në gjysmëfinale

Interi kalon në gjysmëfinale të Ligës së Europës, pasi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Bajer Leverkusenin.

Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Kontes, të cilët gjetën golin që në minutën e 15- të me anë të Nikolo Barelës. 6 minuta më vonë ishte Lukaku që dyfishoi shifrat, por kjo zgjati shumë pak, pasi Haverc ngushtoi shifrat në minutën e 24’.

Më këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën , pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja skuadrat, përsëri nuk u shënua asnjë gol. Kujtojmë se arbitri akordoi dy penallti në këtë ndeshje për Interin, të cilat u anuluan më pas nga VAR.

Në gjysmëfinale Interi do të përballet me fituesin e çiftit Shaktar Donjetsk-Bazel, ndërkohë në gjysmëfinale të një kompeticioni europian Interi mungonte nga 2010

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Vjen largimi i parë nga Juventusi i Pirlos, mesfushori francez transferohet te Inter Miami

Te Juventusi ka nisur “era” Pirlo, ndërsa futbollisti i parë që lë bardhzinjtë është mesfushori francez Blaise Matuidi, i cili...

Close