X

EMRI/ Më shumë se 1 kg herōinë për shitje, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë


Një 31-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë, pasi Policia gjatë një kontrolli i ka gjetur dhe sekuestruar 1 kilogram e 75 gram lëndë narkotike e llojit herōinë.

Në një njoftim për mediat, Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi Endrit Zeqaj, 31 vjeç dhe banues në Tiranë.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët e Komisariatit Nr.3 kanë ushtruar kontroll në banesën e tij dhe ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg e 75 gr, lëndë narkotike të dyshuar herōinë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë krīminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia ”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3.

Sekuestrohen 1 kg e 75 gr. lëndë narkotike herōinë. Vihet në pranga 31-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Porosia ”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, janë siguruar informacione në rrugë operative se në një banesë në rrugën “Asdreni”, kishte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit herōinë dhe peronat që e dispononin ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Asdreni”, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit E. Z., ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 kg e 75 gr. lëndë narkotike të dyshuar herōinë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet.

Vazhdon puna intensive për zbardhjen e plotë të veprimtarisë krīminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet krīminal.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Përmet, 15 doza kōkainë në dhomën e hotelit, arrestohet 38-vjeçari

Policia e Përmetit ka arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçar. Mësohet se shtetasi me iniciale L.TH, kishte marrë me qira...

Close