X

Bill Gates: Ja kur merr fund pandemia për botën e pasur (jo të varfërit)


Themeluesi i Microsoft, Bill Gates tha që pandemia e koronavirusit për “botën e pasur” do të përfundojë deri në fund të vitit 2021, por që do të zgjasë më gjatë për të tjerët.

Vlerësimet e tij varen nga fakti nëse jetoni në vendet në zhvillim, ose në vendet më të pasura, siç janë Shtetet e Bashkuara.

“Inovacionet në diagnostikim, terapi dhe vaksina janë mbresëlënëse. Kjo është arsyeja pse unë besoj se në një botë të pasur mund ta përfundojmë pandeminë deri në fund të vitit 2021, dhe për pjesën tjetër të botës deri në fund të vitit 2022”, tha Gates.

Siç dihet, Gates siguron fondet e kërkimit mjekësor dhe programeve të vaksinave përmes fondacionit të tij Bill & Melinda Gates.

Ai paralajmëroi që pandemia i kishte rikthyer të gjitha vendet e botës vite pas kur ishte fjala për rritjen ekonomike, luftën kundër HIV, malarias dhe sëmundjeve të tjera.

Ai kritikoi gjithashtu sistemin e testimit koronavirus amerikan, si dhe mënyrën se si Presidenti Trump po merret me situatën.

Ai beson se numri i lartë i rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara është rezultat i testimit dhe monitorimit të pamjaftueshëm të kontakteve, si dhe mosveshjes së maskave mbrojtëse.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, Magazine
Pas më shumë se 50 vitesh, shfaqen balenat gjigande në Gadishullin e Karaburunit

Balenat shfaqen për herë të parë pas me shumë se 50 vitesh pranë Karaburunit. Gjitari më i madh i detit...

Close