X

Punimet në rrethrrotullimin e Shkozës, banorët: Po mbetemi në pluhur


Punimet në zonën lindore të Unazës së madhe të Tiranës kanë nisur prej më shumë se dy vitesh.

Banorët që kalojnë aty shprehen se punimet janë tejzgjatur.

Në zonë po përgatitet rrethrrotullimi por deri në përfundimin e punimeve, banorët do të detyrohen të jetojnë mes pluhurit në verë dhe baltës kur ka shi.

Në vitin 2018 punimet në këtë rrugë u ndërprenë nga firma ndërtuese, gjë që solli dhe vonesë në ndërtimin e rrethrrotullimit.

Ndërtimi i lotit të tretë të unazës që kalon në zonat Shkozë, Ali Demi dhe Kodra e Priftit solli përplasje mes policisë dhe një pjese të banorëve, shtëpitë e të cilëve u prishën./ Ora News

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Pedagogu tregon bisedën e fundit me Arben Bajon: Mos ki frikë se nuk na kap ne kjo e flamosura

Pedagogu Roland Bejko është shfaqur i hidhëruar për ndarjen nga jeta të mikut të tij, Arben Bajo. Nëpërmjet një postimi...

Close