X

Punëtori ra nga shkallët e betonierës dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i firmës në Cërrik


Policia ka vënë sot në pranga administratorin e një firme ndërtimi, pasi një 55-vjeçar humbi jetën ditën e djeshme gjatë punës.

Policia bën me dije se administratori, një 53-vjeçar me inicialet A.S, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ditën e djeshme 55 vjeçari me inicialet A.Q., banues në fshatin Shalës, Cërrik, punëtor i kësaj firme, duke punuar është rrëzuar akisdentalisht nga shkallët e betonieres dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Cërrik

Policia vë në pranga administratorin e firmës ku humbi jetën 55-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Cërrik, në përfundim të veprimeve hetimore, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin : A.S., 53 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik.

Në firmën e ndërtimit ku ky shtetas është administrator, ditën e djeshme shtetasi A.Q., 55 vjeç, banues në fshatin Shalës , Cërrik punëtor i kësaj firme, duke punuar është rrëzuar akisdentalisht nga shkallët e betonieres dhe ka ndëruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Breshëri kallashnīkovi hotelit në Pogradec, ky është 34-vjeçari i arrestuar nga policia

Mariglen Topuzi dyshohet se është një nga autorët e ngjarjes së djeshme në hotel “V*loreka” në Pogradec. 34-vjeçari është nga...

Close