X

Ngarkesa nuk duhej të mbërrinte kurrë në kryeqytetin e Libanit/ Historia e çuditshme e kimikateve që e shkaktuan shpërthimin në Bejrut


Kështu, nitrati i amonit – i cili tani shihet si shkaku i katastrofës që vrāu të paktën 154 njerëz dhe plāgosi të paktën 5,000 – kurrë nuk duhet të përfundonte në portin e Bejrutit.

Por një kombinim i keqmenaxhimit të anijes, problemeve teknike dhe komplikimeve ligjore e mbajtën atje ngarkesën.

Autoritetet libaneze nuk kanë lëshuar ende përfundimet e hetimit zyrtar për tragjedinë.

Megjithatë, disa botime – përfshirë The New York Times, CNN dhe Der Spiegel – ishin në gjendje të bashkojnë një kronologji të fakteve.

Rhosus i përkiste Igor Grechushkin, një biznesmen rus që jetonte në Qipro të cilit i ishin paguar një milion dollarë për të transportuar nitrat amoniumi në Mozambik.

Gjatë një ndalese në Greqi, pronari rus i varkës paralajmëroi ekuipazhin se ai nuk kishte fonde për të paguar rrogat dhe kostot e mirëmbajtjes gjatë një udhëtimi nëpër Kanalin e Suezit.

Kështu që ai u kërkoi atyre që të vazhdonin rrugën e tyre për në Bejrut, ku ai synonte të merrte më shumë para për të transportuar ngarkesa shtesë.

Ishte një kalim i vështirë nëpër Mesdheun lindor, shpjegoi Prokoshev, i cili tani është në pension. Anija ishte në një gjendje të keqe, tha ai, me një vrimë në byk duke detyruar ekuipazhin të hidhte rregullisht ujë.

Përkundër planeve të pronarit të saj, anija qëndroi në Beirut. Gjatë një kontrolli të Rhosus, autoriteti portual i Libanit tha që letrat e tij nuk ishin në rregull dhe se varka nuk ishte në një gjendje të mjaftueshme për të lundruar.

Ndërkohë Igor Grechushkin hoqi radarin. Ekipit i mungonin burimet për të paguar shpenzimet e transportit.

Pa mjetet për të mirëmbajtur varkën apo edhe për të blerë ushqim, ekuipazhi ishte “peng mbi një bombë lundruese”.

Libani lejoi gjashtë vetë të largoheshin nga vendi, duke mbajtur vetëm katër persona në vend, përfshirë kapitenin.

Në dëshpërim, Prokoshev shiti disa nga karburantet e anijes për të siguruar avokatët e tij, në mënyrë që të argumentonte çështjen në të cilën ishte “zhytur”.

Rreth 11 muaj pasi kishim mbërritur në Bejrut, marinarët më në fund fituan të drejtën ligjore për t’u kthyer në shtëpi, kishte thënë në vitin 2015 Charbel Dagher, një nga avokatët që përfaqësoi ekuipazhin.

Rreth 2,750 tonë nitrat amoniumi u transferuan në depon e 12 të portit në Bejrut. Kimikatet kurrë nuk lëvizën prej aty.

Zyrtarët e portit, thonë se ata i paralajmëruan vazhdimisht autoritetet libaneze për rrezikun e mbajtjes së një rezerve të atyre produkteve, e sidomos aq afër qendrës së Bejrutit.

Midis vitit 2014 dhe 2017, gjashtë aplikime të pasuksesshme u kryen në gjykatat libaneze, duke kërkuar apel për heqjen e nitratit të amoniumi, raportoi New York Times.

“Duke pasur parasysh rrezikun për mbajtjen e këtyre mallrave në hangar për sa i përket edhe kushteve klimatike të papërshtatshme, ne riafirmojmë kërkesën tonë për t’i eksportuar këto mallra menjëherë, në mënyrë që të ruhet siguria e portit”, thuhej në kërkesën e cila nuk kishte marrë asnjë përgjigje.

Ndërkohë, autoritetet e portit, thonë se propozuan që ngarkesa t’ju ofrohej ushtrisë libaneze, ose t’i shitej një prodhuesi të mjeteve eksplozive.

“Neve na thanë që ngarkesa do të dilte në ankand”, tha për The New York Times, Hassan Koraytem, menaxheri i përgjithshëm i portit të Bejrutit.

“Por ankandi nuk u realizua kurrë dhe gjyqësori nuk veproi asnjëherë”, vazhdoi ai.
Gjashtë muaj më parë, një ekip inspektorësh e dërguan alarmin edhe një herë, se shuma e kimikateve që ndodhej në hangar mund të shkaktojë një shpërthim masiv në Bejrut, sipas një burimi anonim i cituar nga Reuters.

Ndërkohë pas ngjarjes, autoritetet libaneze e filluan hetimin e shpërthimit ndërsa një prokuror tha të enjten se 16 persona ishin arrestuar, përfshirë dhe Koraytem, një burim gjyqësor i tha “Agence France-Presse”.

Sa i përket anijes, Rhosus, Prokoshev mësoi se u fundos në vitin 2015 ose në 2016 në portin e Bejrutit. Por ndryshe nga kimikatet, anija u “largua” e qetë – pa shkaktuar ndonjë shpërthim të madh.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Gjendet i vrārë me ārmë zjarri një 38 vjeçar

Një person është gjetur i vrārë me ārmë zjarri në Vaun e Dejës mëngjesin e sotëm, sipas “News 24”. Ngjarja...

Close