X

Luciano Boçi: Pothuajse i gjithë personeli mjekësor në Elbasan me Covid-19

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi e cilëson katastrofike situatën me Covid-19 në Elbasan.

Ai shprehet se i gjithë personeli i Njësisë vendore të kujdesit shëndetësor ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa shton se situata është jashtë kontrollit.

Sipas Boçit, të infektuarit nuk janë karantinuar, si dhe nuk i janë testuar personat e rrethit familjar me të cilët kanë pasur kontakt.

Situatë katastrofike e Covid-19 në Elbasan.

Pothuaj gjithë personeli i Njësisë vendore të kujdesit shëndetësor, rezulton pozitiv.

Situata është lënë në rënie të lirë dhe totalisht jashtë kontrollit.

Asnjë karantinim, apo teste për rrethin e kontakteve të të prekurve.

Rreziku është permanent dhe neglizhenca qeveritare absolute.

Asnjë masë nga Ministria e Shëndetësisë për të pamundësuar përhapjen e virusit nga kjo strukturë e shëndetit parësor, kur dihet që kontaktet e tyre me publikun janë të shpeshta.

Rama e Manastirliu flasin nga kullat e… detit.

Vetëm një Zot e di se si do shmanget katastrofa shëndetësore që po troket, sepse qeveria pa zot ka marrë pushime të gjata”, shkruan Boçi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Përfshihet nga flākët automjeti në afërsi të Ishmit, dyshohet për të lënduar

Një automjet është përfshirë nga flākët në afërsi të Ishmit në Durrës, teksa ishte duke ecur në një terren malor....

Close