X

Kishte kthyer lokalin në bazë të shpërndarjes së kānabisit, arrestohet 24 vjeçari në Lushnje


Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u konstatua se shpërndante lëndë narkotike në formë dozash në lokalin që kishte me qira në fshatin Krutje të Lushnjes.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drōgës”.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve godet një tjetër rast të shpërndarjes së drōgave në formë dozash.

Sekuestrohen 24 doza kanabis, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.B., 24 vjeç, banues në Lifaj, Lushnjë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi M. B. shpërndante lëndë narkotike në doza në lokalin që kishte me qera në fshatin Krutje të Lushnjes, gjatë kontrollit të ushtruar, 24-vjeçarit ju gjetën 24 doza kānabis gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drōgës”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Një minutë heshtje për vīktimat e koronavirusit”, Buzhala kujton në mënyrën e veçantë babanë: Ishe tifoz i Barcelonës, gjërat ndryshuan këtë herë

Gazetari Berat Buzhala, pak javë më parë humbi babanë e tij, i cili ishte i infektuar me COVID-19. Buzhala ka...

Close