X

Keni plane për në plazh javën e ardhshme? Do të rikthehen sërish temperaturat e larta


Java që vjen do të karakterizohet nga një mot i kthjellët dhe i ngrohtë.

Shërbimi Metreologjik Ushtarak, në një njoftim bën me dije se nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ndodh fenomeni i zhvillimit të vranësirave mesatare deri të dendura në relievet kodrinore-malore ndërsa vija bregdetare dhe një pjesë e ultësirës perëndimore do të ketë vranësira të pakta kalimtare.

Më tej shtohet se ditët do të mbyllen me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në lindje të territorit.

Për pushuesit në plazh shqetësim i lehtë mund të jetë fenomeni i erës pasi nga orët e mesditës deri ato të pasdites fiton intensitet dhe shpejtësi që mund të arrijë deri në 5-8m/s.

NJOFTIMI I PLOTË

Përshëndetje nga SH.M.U dhe më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit sa i përket javës që presim përpara!

Sipas modeleve të parashikimit, ditët e javës që presim përpara duket se do të “kopjojnë” njëra tjetrën dhe i gjithë parashikimi mund të mblidhet në një tablo të përgjithshme.

Por çfarë pritet të ndodh?

Të ndikuar nga disa kushte atmosferike specifike (të cilat s’po i hyjmë në detaje), të gjitha ditët duke filluar që nga ajo e Hënë deri të Premten ditët nisin me mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Më pas nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ndodh fenomeni i zhvillimit të vranësirave mesatare deri të dendura në relievet kodrinore-malore ndërsa vija bregdetare dhe një pjesë e ultësirës perëndimore do të ketë vranësira të pakta kalimtare.

Në orët e nxehta të ditës në relievet kodrinore-malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, por hera herës reshjet në kohë afatshkurtër do të marrin karakterin e shtrëngatave dhe stuhive. Ndërkohë ata të cilët po shijojnë pushimet pranë vijës bregdetare mund të rrijnë të qetë pasi nuk do të preken nga reshjet e shiut.

Gjithashtu ditët do të mbyllen me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në lindje të territorit. Si përfundim për pushuesit në plazh shqetësim i lehtë mund të jetë fenomeni i erës pasi nga orët e mesditës deri ato të pasdites fiton intensitet dhe shpejtësi që mund të arrijë deri në 5-8m/s.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
Ikja e Arben Bajos, dekani i Arteve: Dhimbja për ty nuk ka fjalë, vetëm trishtim

Dekani i Fakultetit të Arteve, Ardian Isufi, ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të skulptorit të njohur Arben Bajo....

Close