X

Juventusi u eliminua nga Champions-i, mediat franceze: Ronaldo fillon bisedimet me PSG-në


Mediat në Francë vazhdojnë ti qëndrojnë idesë që Kristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi dhe të transferohet tek PSG.

Sipas raportimeve mësohet se Ronaldo është i frustruar me eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe dëshiron ta provojë sërish fitimin e kupës me veshë të mëdhenjë me një tjetër ekip.

Raportohet se Jorge Mendes, që është agjenti i portugezit do takohet më drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardon gjatë Ligës së Kampionëve në Lisbonë.

Situata mund të ketë ndryshuar me shkarkimin e Sarrit, dhe emërimin e Andrea Pirlos si trajner të ri te Juventusi.

Kontrata e Ronaldos me Juventusin skadon në 2022, por paga e tij prej 30 milionë euro në vit po fillon të krijojë shqetësime në klubin bardhezi, pasi financat e Juventusit kanë pësuar rënie sidomos pas eliminimit në Champions.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Tirana sfidon kampionët e Gjeorgjisë, ndeshja do të luhet në transfertë

Tirana mëson ditën e sotme kundërshtarin për turin e parë në Ligën e Kampionëve. Shorti ka vendosur që Tirana të...

Close