X

Ilir Daja trajneri i ri i Partizanit, nesër prezantohet si “Dem i Kuq”

Ilir Daja do të vazhdojë karrierën e trajnerit në kryeqytet. Prej kohësh është folur për një kalim të tij te Partizani dhe ashtu do të ndodhë.

53-vjeçari i dha fund bashkëpunimit me Skënderbeun ditën e djeshme dhe do të marrë drejtimin e “Demave të Kuq”.

“FK Partizani nesër do të prezantoj trainerin e ri në, ambientet e “Arte Boutique Hotel” ora 11:00. Faleminderit”, lexohet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Partizani, me anë të një njoftimi për mediat, bën me dije se klubi do të prezantojë trajnerin e ri nesër në orën 11:00.

Ai është Daja, i cili ka fituar titullin kampion me tre skuadra të ndryshme në Superiore: Elbasanin, Dinamon dhe Skënderbeun.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
FORMULA 1/ Thyhet hegjemonia e Mercedesit, Çmimin e Madh të 70-vjetorit e fiton Verstappen

Për herë të parë në këtë botëror të Formlua 1, Mercedesi nuk arrin të fitojë vendin e parë. Në Çmimin...

Close