X

FOTOT/ Veshur me të zeza dhe kapele në kokë, kryeministri Edi Rama shijon kafenë e të dielës në Vuno me Lindën dhe Zahon

Kryeministri Edi Rama prej ditësh ndodhet me pushime dhe është instaluar në vilën qeveritare në Dhërmi. Pasditen e sotme, kryeministri Rama ka vendosur ta kalojë në një nga baret e zonës në fshatin Vuno, në jugun e qytetit të Vlorës.

Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga JOQ, Rama, i veshur me një bluzë të zezë dhe me një kapelë të zezë në kokë, është ulur në një nga tavolinat e lokalit dhe mban duart e kryqëzuara.

Bashkë me të është edhe bashkëshortja Linda Rama, gjithashtu e veshur me të zeza, dhe i vogli Zaho. Të tre siç duket kanë zgjedhur ta kalojnë pasditen e kësaj të diele në këtë fshat të vogël, por siguria nuk u mungon.

Nga fotot e shkrepura, vihet re edhe një person, pjesë e eskortës së kryeministrit që vëzhgon zonën përreth. Kryeministri Edi Rama ka marrë pushimet prej ditësh.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Humbi të atin, ish-ministri Bushati i jep lamtumirën me fjalë të ndjera: M’u shua drita udhëheqëse!

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar për ndarjen nga jeta të babait të tij, Sulejman Bushati. Me anë të...

Close