X

FORMULA 1/ Thyhet hegjemonia e Mercedesit, Çmimin e Madh të 70-vjetorit e fiton Verstappen

Për herë të parë në këtë botëror të Formlua 1, Mercedesi nuk arrin të fitojë vendin e parë. Në Çmimin e Madh të 70-vjetorit, në Silverstone, triumfoi Max Verstappen me makinën Red Bull. Holandezi shfrytëzoi më së miri strategjinë e fillimit me një gomë të fortë dhe u paraprin dy pilotëve të Mercedesit, Hamilton dhe Bottas, në finish.

Charles Leclerc i Ferrarit zhvilloi një garë të shkëlqyer, me vetëm një ndalesë, duke e mbyllur në vendin e katërt. Asgjë e veçantë për Vettel, gjermani u rendit në vendin e 12-të.

Sa i përket renditjes së përgjithshme, vazhdon të kryesojë Hamilton, me 107 pikë (3 vende të para), i ndjekur nga Verstappen (Red Bull) me 77 pikë, ndërsa Bottas, piloti tjetër i Mercedesit renditet i treti me 73 pikë.

Renditja në Silverstone

Klasifikimi i përgjithshëm

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
EUROPA LEAGUE/ Shorti i paraeliminatoreve, Gjilani dhe Prishtina njohin kundërshtarët

Është hedhur sot shorti edhe për turin paraeliminator të Ligës së Europës, ku do të marrin pjesë dy skuadrat e...

Close