X

EUROPA LEAGUE/ Shorti i paraeliminatoreve, Gjilani dhe Prishtina njohin kundërshtarët

Është hedhur sot shorti edhe për turin paraeliminator të Ligës së Europës, ku do të marrin pjesë dy skuadrat e Kosovës, Gjilani si vendi i dytë në kampionat dhe Prishtina si fituese e Digitalb Kupës.

Kështu skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani do të gjejë përballë ekipin nga San Marino Sp Tre Pene, ndërsa kryeqytetasit e Kosovës do të ndeshen me ekipin nga Gjibraltari, Linkoln Red IMPS.

Të dy sfidat do të luhen me ndeshje teke dhe skuadrat e Kosovës kanë shanse reale që të kualifikohen për të luajtur në turin e parë eliminator të Ligës së Europës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Dueli Lazio-Inter për Kumbullën, zhvillime të reja nga Verona

Marash Kumbulla dhe Lazio duken më parë. Klubi romak fillimisht ofroi 17 milionë euro plus kartonin e Andre Anderson, ofertë...

Close