

Marash Kumbulla dhe Lazio duken më parë. Klubi romak fillimisht ofroi 17 milionë euro plus kartonin e Andre Anderson, ofertë që për Hellas Verona është e pamjaftueshme. “Corriere dello Sport” raporton se oferta e Lazios është rritur nga e para dhe tani presin një përgjigje.
Interi shikohet si rivali më serioz për shërbimet e lojtarit të kombëtares shqiptare. Zikaltrit kanë ofruar deri në 23 milionë euro dhe klubi i Kumbullës nuk është dorëzuar. Ata e dinë se kanë një xhevahir në gjirin e tyre dhe kërkojnë të përfitojnë maksimalisht.
Veç faktit që Lazio e ka rritur ofertën, ka të reja edhe nga Interi. Në Itali, tentativat e Interit për të blerë mbrojtësin Nikola Milenkovic të Fiorentinës i japin më shumë shanse klubit kryeqytetas që të bëjë tijin Kumbullën.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Votuesit e Trumpit të ndarë për të ardhmen e Partisë Republikane
Foto/ Skuadra e Superligës turke luan me “fantazma” në dëborë
Torino nuk mposht dot Spezian me dhjetë lojtarë, “buzëqesh” Bologna!
Dita e sulmuesve shqiptarë, shënojnë Broja dhe Cikalleshi
Pirlo: Contes i jam mirënjohës, por shkojmë në Milano për fitore
Partizani fitore në kushte ekstreme, Tirana rigjen buzëqeshjen, feston Apolonia
Conte: Juvja skuadra për t’u mundur, merkatoja e Interit e mbyllur, Eriksen…
Parashikimi i Platinisë: Derbin Inter-Juventus e vendos Cristiano Ronaldo, është kafshë
Lini nje Koment