

Nga Enton Abilekaj
Ishte nder skulptoret me te mire, jo nder 122 deputetet qe votojne sipas urdherit, jo nder 200 bizensmenet me te medhenj, po nder 2-3 skulptoret me te mire te nje vendi qe artet figurative, i ka lene ne derexhene e perfaqesimit nga nje ish-piktor qe iu dorezua politikes pas perpjekjeve te deshtuara per t’ja dale jeteses se denje me artin.
Arben Bajo ia doli me dinjitet, me sukses nderkombetar, nuk u dorezua. Ishte pasuri e ralle, qe si gjithe pasurite e ralla te vendit, frymore ose jo, lihen te meshire te fatit, qe ne 108 vitet e fundit (dhe te parat) ka qene i keq per Shqiperine.
Arben Bajo nuk ia doli ama te merrte statusin e deputetit qe çohet ne Turqi per tu kuruar, as fatin e biznesmenit qe shkon ne Austri, as fatin e drejtorit qe shkon ne Gjermani. Ai pati fatin-fatal te çdo shqiptari dhe u nda nga jeta per 10 dite.
Arben Bajo nuk ia doli te ishte i privilegjuari ne nje regjim qe eshte ngritur mbi korrupsionin dhe servilizmin dhe si rrjedhim u sherben atyre. Ai nuk diti te pershtatej ne nje vend ku hijet jane me te gjata se njerezit dhe iku atje ku dielli nuk perendon.
Ata qe e shtireshin si miqte e tij dhe e lane te dergjej pa shprese ne shtratin e vdekjes, nuk ngurrojne te bejne requieme, nuk ndihen ne faj, sepse nuk ndiejne asgje per askend. Sikur te heshtnin do ta nderonin kujtimin e artistit qe iku, sikur te heshtnin te pakten nuk do na kujtonin pergjegjesine e tyre.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Sulmi ndaj BE-së, si ra Edi Rama nga shiu në breshër
Sfidat e Lulzim Bashës, si mund të vijë në pushtet opozita
Rama si prestigjiator elektoral
Arena e cirkut me vaksinën
Mazniku si margarinë pas biftekut të artë
Nuk është ashtu siç duket, dëgjoni Muhamedin nga Dubai
Fatura e vërtetë e darkës së Nusretit
“Darka e fundit” në Dubai
Lini nje Koment