X

Zbuloni sa paguhen blogeret shqiptare për postimet në Instagram


Kohët e fundit, blogeret në Shqipëri janë shtuar gjithmonë e më shumë. Por të gjithë janë kuriozë të dinë se sa paguhen ato për një reklamë.

E pyetur nga Revista Class, blogerja Estela Ujka ka treguar se nëse kanë deri në 50 mijë ndjekës, pagesa për postim është deri në 200 euro.

Ndërkohë që nëse kanë më shumë se 100 mijë ndjekës, pagesat shkojnë deri në 300-500 euro për postim.

Postimet në “feed” paguhen më shumë se ato në “InstaStory”, por edhe kjo po ndryshon duke qenë se së fundmi postimet në Story kanë filluar të kenë më shumë angazhim dhe klikime.

Ky sqarim ka vlejtur për të gjithë ata që pse jo kanë dëshirë në një të ardhme jo të largët të bëhet blogere.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Klea Huta: Si ndryshoi jeta ime pasi u bëra nënë

Çifti i njohur Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë më 4 qershor të këtij...

Close