X

Të hënën fillon hapja e kopshteve publike në Prishtinë


Kopshtet publike në Prishtinë do të hapen duke nisur nga e hëna. Lajmin e ka dhënë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti u shpreh se vendimi është marrë pasi për këto çështje qeveria e vendit i ka deleguar kompetencat te komunat.

Komuna e Prishtinës menaxhon tetë kopshte publike dhe nëntë kopshte me bazë në komunitet, duke përfshirë̈ SOS kopshtin.

Njoftimi i plotë:

“Vendimi i fundit i Qeverisë e delegon kompetencën për hapjen e kopshteve te komunat.

Komuna e Prishtinës i menaxhon 8 kopshte publike dhe 9 kopshte me bazë në komunitet, duke përfshirë̈ SOS kopshtin.

Këto kopshte do të hapen të Hënën, 10 Gusht, duke zbatuar udhëzimin e hartuar nga MASHT dhe protokollin e hartuar nga Komuna e Prishtinës në mënyrë që të mbrohet shëndeti i fëmijëve e punonjësve dhe parandalohet përhapja e covid19.”

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, LAJME
Koronavirusi shkakton 100 mijë vīktima në Brazil, ndërsa Meksika tejkalon 50 mijë vdekje

Përsa i përket numrit të vīktimave nga koronavirusi (COVID-19), Brazili ka regjistruar rreth 100 mijë vīktima ndërkohë Meksika ka tejkaluar...

Close