X

Sulm me bombë në bazën ushtarake, disa të vrārë në Somali

Një sulm ndaj një baze ushtarake në kryeqytetin e Somali, Mogadishu, ka vrārë të paktën tetë persona dhe 14 të tjerë janë plāgosur, thonë zyrtarët.

Shpërthimi kamikaz u dëgjua në të gjithë qytetin.

Grupi militant islamik Al-Shabab tha që ishte autor i sulmit.

Koloneli Ahmed Muse i tha Associated Press se shpërthimi ndodhi në portat e bazës së Brigadës së Ushtrisë pranë stadiumit sportiv të rihapur kohët e fundit në rrethin Ëarta-Nabadda.

Stadiumi u hap në qershor dhe u pa si një simbol i vendit që rindërtohej pas viteve të konflikteve.

Halima Abdisalan, një nënë e tre fëmijëve që jeton afër zonës i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ushtarët hapën zjarr pas shpërthimit. “Ne kemi vrapuar brenda nga frika,” tha ajo.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Austria ofron një milion euro ndihmë për Libanin

Austria do të zhbllokojë një milion euro ndihmë urgjente për Libanin, pas shpërthimit në portin e Bejrutit, njoftoi sot qeveria....

Close