X

Rikthehet sëmundja vdekjeprurëse në Kinë, izolohet një fshat

Autoritetet në rajonin kinez të Mongolisë së Brendshme kanë izoluar një fshat pasi një banor vdiq nga murtaja bubonike, një sëmundje shekullore përgjegjëse për pandeminë më vdekjeprurëse në historinë e njerëzimit.

Vdekja u raportua tek autoritetet shëndetësore në qytetin Baotou të Dielën dhe viktima u konfirmua se ishte i prekur nga murtaja bubonike të enjten, tha Komisioni Shëndetësor Komunal Baotou në një deklaratë.

Sipas deklaratës, pacienti vdiq nga mosfunksionimi i sistemit të qarkullimit të gjakut. Për të frenuar përhapjen e sëmundjes, autoritetet izoluan fshatin Suji Xincun, ku jetonte pacienti që humbi jetën dhe urdhëroi dezinfektimin e përditshëm të shtëpive.

Të gjithë fshatarët deri më tani janë testuar negativ për sëmundjen, thuhet në deklaratë.

Nëntë kontakte të ngushta dhe 26 kontakte dytësore të pacientit janë karantinuar dhe testuar negativë.

Ky është rasti i dytë dhe vdekja e parë e murtajës bubonike që Kina e ka konfirmuar këtë vit.

Rasti i mëparshëm u zbulua në korrik në Bayannur, një qytet tjetër në Mongolinë e Brendshme, duke çuar në lëshimin e një alarmi tjetër të Nivelit 3 dhe mbylljen e disa pikave turistike.

Sëmundja, e shkaktuar nga bakteret dhe që u transmetua përmes kafshimeve të pleshtave dhe kafshëve të infektuara, vrau rreth 50 milion njerëz në Evropë gjatë pandemisë e cilësuar si “Vdekja e Zezë” në Mesjetë.

Murtaja bubonike, e cila është një nga tre format e murtajës, shkakton nyjet limfatike të dhimbshme, të fryra, si dhe ethe dhe kollitje.

Krijimi i antibiotikëve, të cilët mund të trajtojnë shumicën e infeksioneve nëse kapen mjaft herët, ka ndihmuar në ndalimin e shpërthimeve të murtajës. Por nuk është eleminuar plotësisht dhe ajo ka bërë një rikthim të kohëve të fundit, duke e çuar Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) ta kategorizojë atë si një sëmundje që rishfaqet.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA
Amerika Latine rajoni me vdekshmërinë më të lartë në botë nga COVID-19

Amerika Latine dhe Karaibet janë bërë rajoni i globit me vdekshmërinë më të lartë nga epidemia e COVID-19, duke kapërcyer...

Close