X

Përgjaket protesta në Bejrut/ Mbi 100 të plagosur dhe një oficer policie i vrārë

Protestuesit në Bejrut kanë hyrë në ministrinë e jashtme gjatë një demostrimi mbi shpërthimin e madh të së martës, që la të paktën 158 të vdekur.

Deri tani janë numëruar më shumë se 100 të plagosur dhe është vrārë një oficer policie.

Polici ka ndërruar jetë gjatë përplasjeve me demonstruesit në Beirut. Zëdhënësi i policisë tha se vdiq kur ra në kullën boshe të një ashensori në një ndërtesë aty pranë teksa po ndiqej nga protestuesit.

Disa mijëra njerëz janë në rrugë në një protestë të planifikuar, por ka pasur dhunë ndërsa policia ka gjuajtur me gaz lotsjellës ndaj demonstruesve të cilët kanë hedhur gurë, raporton BBC.

Ka edhe raportime se janë përdorur armë zjarri, ku krismat po dëgjohen nga Sheshi Qendror i Dëshmorëve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
Eksperti i PD: Borxhi real i shqiptarëve, 97% e PBB. Do të vuajmë recesionin më të madh të 30 viteve të fundit

Eksperti i ekonomisë në PD, shefi i kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti ka folur sot në rubrikën “Opinion”...

Close